Skena Teatri dhe Studio Televizive
Kompania Teater TV Studio gjate aktivitetit te saj ka synuar aplikimin e teknikave bashkekohore te ndriçimit artistik dixhital dhe sistemeve te fonise ne rikonstruksionin e skenave ekzistuese dhe ne skenat e reja qe do te ndertoheshin.
Gjate viteve te aktivitetit kemi realizuar infrastrukturen e ndriçimit ne disa studio televizive lokale dhe Kombetare, duke bashkepunuar ngushte me kompani te huaja ne teknologji dhe aplikim.
Skena Teatri dhe Ambiente Kulturore
Qe ne kriimin e saj kompania Teater TV Studio ka pasur synim kryesor te aktivitetit aplikimin e teknikave bashkekohore te ndriçimit artistik dixhital dhe sistemeve te fonise ne rikonstruksionin e skenave ekzistuese dhe ne skenat e reja qe do te ndertoheshin.
Sigurisht qe aplikimi i ketyre teknikave do te kerkonte edhe ngritjen e infrastruktures se plote. Duke qene se ne pothuajse te gjitha skenat e ndertuara para viteve 90’ teknikat ekzistuese ishin teper arkaike dhe jo funksionale, Kompania Teater TV Studio gjate periudhes 2000’ - 2010’ ka realizuar rikonstruksionin e plote teknik dhe paisjen me sisteme te plota ndriçimi dhe fonie te pothuaj te gjitha skenave ekzistuese ne Shqiperi.
Per çdo projekt te marre persiper specialistet tane realizonin fillimisht ne detaj skemat e shperndarjes dhe te funksionimit te mundesive teknike ne skene si persa i perket ndriçimit, ashtu edhe fonise.
Ne çdo projekt te marre persiper ndryshonte ne teresi rrjeti kabllor i shperndarjes se bashku me aksesoret perkates ne ekstremitete, kjo per arsye jo vetem te kohes se gjate te perdorimit te sistemeve ekzistuese, por dhe te koncepteve bashkekohore dhe te ndryshme teknike qe synohej te aplikoheshin ne realizimin e projekteve lidhur ngushtesisht me teknologjite e avancuara qe do te perdoreshin. Ne kete menyre kerkohej jo vetem te ndryshonte teknologjia, por qe realizimi i projektit te behej me atraktiv duke rritur ndjeshem kreativitetin ne skene.
Realizimi i projekteve teknike ne skene behej i plote duke perfshire:
- Sistemin e ndriçimit pikesor te shperndare sipas kerkesave individuale te çdo skene
- Sistemin e ndriçimit te elementeve ndriçues robotike
- Sistemin e ndriçimit komunal te skenes mbi bazen e parimeve estetike dhe funksionale te ndriçimit komunal te ambjentit
- Sistemin e vendosjes se elementeve piroteknike dhe te efekteve ne skene
- Sistemin e shperndarjes se elementeve te fonise ne skene dhe ne salle
- Sistemin e shperndarjes se elementeve te fonise per lajmerimin dhe informacionin ne kabinat e aktoreve dhe te grimit
- Sistemin mekanik dhe elektromekanik te elementeve teknike te skenes si shtangetat, podiumet, sipari, fondali, arlekinet dhe kuintat, etj.
Projektet e realizuara ne kete fushe shtrihen ne nje harte te gjere ne Shqiperi.
Ne te njejten linje te aktivitetit Kompania Teater TV Studio ka realizuar infrastrukturen e ndriçimit ne disa studio televizive lokale dhe Kombetare, duke bashkepunuar ngushte me kompani te huaja ne teknologji dhe aplikim.
Pika jone e forte qendron ne metodologjine e punes, ne bashkeveprim te ngushte me cilesine e teknologjise se aplikuar. Projektet e realizuara nga kompania Teater TV Studio ne skenat e teatrit ne Shqiperi jane modele suksesi dhe inovacioni. Keto projekte jane provuar ne shtrirje te gjate kohore per cilesine dhe qendrueshmerine e tyre.
Projektet ne vite
Projektet perfshijne sallat multifunksionale dhe teatrot ne qytete te ndryshme si:
- Projektim dhe instalim i sistemeve profesionale te ndriçimit dhe fonise ne sallen "Shekspir" te Teatrit te Metropolit ne Tirane (2011)
- Projektim dhe instalim i sistemeve profesionale te ndriçimit dhe fonise ne sallen "Bodrum" te Teatrit te Metropolit ne Tirane (2010)
- Rikonstruksion elektrik dhe instalim te aparaturave te ndriçimit ne sallen e Teatrit “Skampa” te Qytetit te Elbasanit (2008)
- Projektim dhe montim te nje skene te madhe portabel per Qendren Kulturore “Aleksander Moisiu” ne Qytetin e Durresit (2007)
- Projektim dhe montim te infrastruktures dhe konstruksioneve mekanike levizese te ndriçimit ne sallen e Qendres Kulturore te Bashkise Peshkopi (2007)
- Projektim dhe montim te infrastruktures dhe paisjeve te ndriçimit dhe fonise ne sallen e Qendres Kulturore te Bashkise Kavaje (2007)
- Projektim dhe montim te infrastruktures dhe sistemit dixhital te ndriçimit e pajisjeve te fonise ne sallen e Teatrit Kombetar te Femijeve ne Tirane (2007)
- Projektim dhe montim te infrastruktures dhe sistemeve te ndriçimit dhe fonise ne sallen e Qendres Kulturore te Bashkise Bulqize (2007)
- Projektim dhe montim te infrastruktures dhe sistemeve te ndriçimit dhe fonise ne sallen e Qendres Kulturore te Bashkise Tropoje (2007)
- Projektim dhe montim te infrastruktures dhe sistemeve te ndriçimit dhe fonise ne sallen e Qendres Kulturore te Bashkise Kukes (2007)
- Projektimin dhe montimin e sistemit dixhital te ndriçimit dhe fonise ne sallen e re te Teatrit Kombetar (2005)
- Projektimin dhe realizimin ne kompleks te teatrit eksperimental - salles “Black-Box” ne Akademine e Arteve (1999)
- Montimin e aparaturave dixhitale te ndriçimit dhe fonise ne skenen kryesore te Akademise se Arteve ne Tirane (1998)
Persa i perket projekteve te realizuara ne Studio Televizive, veçojme:
- Projektimin dhe instalimin e infrastruktures se ndriçimit dixhital ne Televizionin Publik te Korçes (1999)
- Projektimin dhe instalimin e infrastruktures se ndriçimit dhe paisjeve ne Televizionin Kombetar ARBERIA (2005)