Mesimdhenie Interaktive, Laboratore Kompjuterike
Ne perpiqemi te ndjekim ne çdo hap ritmet e zhvillimit teknologjik, aktualisht duke prezantuar ne projektet tona aplikimin e sistemeve interaktive te mesimdhenies ne ambientet shkollore dhe Universitare.
laboratore kompjuterike dhe mesimdhenie interaktive
Ne perpiqemi te ndjekim ne cdo hap ritmet e zhvillimit teknologjik, aktualisht duke prezantuar ne projektet tona aplikimin e sistemeve interaktive te mesimdhenies ne ambientet shkollore dhe Universitare.
Gjate viteve te fundit kemi zbatuar shume projekte te cilat perfshijne sisteme interaktive audio / video / video projeksioni ne lektoriume, laboratore kompjuterike, laboratore gjuhesore dixhitale, etj.
- Mesimdhenie interaktive : Projektet e realizuara perfshijne aplikimin e sistemeve te fonise qendrore, video projeksion interaktiv duke perdorur ekrane projeksioni me teknologjine
touch screen
, infrastrukture rrjeti kompjuterik Wired & Wireless ne lektoriume per te siguruar akses ne intranet dhe internet nepermjet njesive fikse workstation PC apo kompjuterave laptop, ne menyre qe te lehtesohet procesi i mesimdhenies dhe te rritet produktiviteti ne klase. - Laboratore kompjuterike : Projektet e realizuara perfshijne laboratore te plote kompjuterike, krijim i bazave te te dhenave (servera qendror arkivimi), si dhe infrastrukture kompjuterike. Projektet variojne ne natyre ne perputhje me nevojat e Institucionit dhe orientimin e proceseve akademike.
- Laboratore gjuhesore: Gjate 4 viteve te fundit Teater TV Studio ka realizuar projekte te ndryshme qe perfshijne laboratoret dixhitale per mesimin e gjuhes, projekte te aplikuara ne Universitete dhe Qendra Studimore te orientuara drejt studimit gjuhesor. Sistemet tona inovative thjeshtojne procesin e mesimit te gjuhes duke ofruar zgjidhje me nje
klik
per studim, degjim, diskutim ne grup, testim dhe provime, etj.
Foto Galeria
Projektet ne vite
Nder projektet e realizuara vitet e fundit, veçojme:
- Blerje dhe instalim i paisjeve per Laboratorin Dixhital te Gjuheve te Huaja ne Universitetin Publik te Shkodres (2011)
- Projektim, blerje dhe instalim i sistemeve audiovizuale ne tre salla te Biblotekes se Universitetit te Elbasanit (2011)
- Blerje dhe Instalim i Studios se Radios ne Fakultetin e Gazetarise se UT (2011)
- Projektim dhe instalim i sistemeve audiovizuale ne Fakultetin e Sociologjise se UT (Salla e leksioneve) (2010)
- Projektim, blerje dhe instalim i sistemeve audiovizuale ne Fakultetin e Infermierise se UT (salla e Senatit dhe salla e leksioneve) (2010)
- Blerje dhe instalim i paisjeve per Laboratorin Dixhital te Gjuheve te Huaja ne Universitetin Publik te Korçes (2010)
- Blerja dhe instalimi i aparaturave lexuese per mikrofilma ne ambjentet e Arkives se Shtetit, Tirane (2007)