Rendesia e Zgjedhjes!

Prej vitesh i kemi sherbyer klienteve tane me Cilesi dhe Profesionalizem.

Pika jone e forte qendron ne metodologjine e punes, ne bashkeveprim te ngushte me cilesine  e teknologjise se aplikuar. Projektet qe kemi realizuar jane provuar ne shtrirje te gjate kohore per cilesine dhe qendrueshmerine e tyre. Klientet tane gjithmone kane gjetur tek ne nje partner dhe bashkeudhetar ne rrugen e tyre drejt suksesit.


Kush jemi ne

Kompania Teater TV Studio e filloi aktivitetin e saj ne Shqiperi ne vitin 1998. Projektet e para te saj ishin skena kryesore e Akademise se Arteve dhe Teatri Eksperimental "Black-Box" ne Fakultetin e Artit Skenik, ne Akademine e Arteve.

Ne fillimet e aktivitetit u synua dhe u operua kryesisht ne aplikimin e teknikave te ndriçimit dhe te fonise ne ambjente komerciale si klube nate dhe diskoteka. Kemi realizuar shume projekte te suksesshme ne kete drejtim, projekte te cilat jane perballur dhe i kane rezistuar me sukses inovacioneve teknologjike dhe viteve te perdorimit edhe sot.

Me kalimin e kohes, si nevoje e kerkesave te tregut, aktiviteti yne u zgjerua ne instalimet e paisjeve dhe sistemeve profesionale foni dhe ndriçim dixhital, si dhe te sistemeve audio-video multimediale ne skenat e teatrove dhe studiot televizive.

Duke patur marredhenie te shendetshme biznesi dhe duke qene te ndergjegjshem per kerkesat dhe mundesite qe ofronte tregu Shqiptar, ne te njejten kohe duke qene te pergjegjshem per partneritetin qe kishim ne mbeshtetje teknike nga kompani nderkombetare, filluam te realizonim projekte komplekse audio-video multimediale, filluam te aplikonim sisteme konference dhe video-konference ne ambjente publike, shteterore apo private, etj.

Gjate viteve te fundit kemi zbatuar shume projekte te cilat perfshijne sisteme interaktive audio / video / video projeksioni ne lektoriume, laboratore kompjuterike, laboratore gjuhesore dixhitale, sisteme Open Source per krijimin e repozitorive institucionale te cilat kryejne dixhitalizimin dhe katalogimin e fondeve te bibliotekave ne format elektronik, etj.

Ne kerkim te aplikimit te standarteve bashkekohore dhe me stafin tone te specializuar, “Teater TV Studio” ka arritur te realizoje mbi 20 projekte ne skenat teatrale ne mbare vendin, shume projekte te tjera ne studiot TV, ne lektoriume shkollash e universitetesh, si dhe rreth 30 projekte komerciale si klube nate, diskoteka, etj.

Partneriteti me firma te njohura prodhuese dhe komerciale anembane botes ka bere qe projektet e realizuara nga kompania jone te vleresohen maksimalisht nga klientet tane dhe te ofrojne nje siguri dhe qendrueshmeri ne shtrirje kohore.

Ne vitin 2007 “Teater TV Studio” shtoi gamen e sherbimeve te saj me futjen ne tregun e prodhimit dhe suportit te filmit artistik duke krijuar nen-degen “GED Film Productions”, te liçensuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise Shqiptare.

Sot, Kompania Teater TV Studio me stafin e saj, partneret dhe klientelen e gjere, ndjehet e vleresuar dhe synon edhe me tej rritjen e games se sherbimeve duke ecur nen moton:


NE GUXOJME, NE REALIZOJME, NE GARANTOJME!

 

Gezim SULAJ

Presidenti i Kompanise


Ajo qe ne realizojme

  • Projektet e realizuara nga kompania Teater TV Studio ne skenat e teatrit ne Shqiperi jane modele suksesi dhe inovacioni.
  • Kompania Teater TV Studio eshte pioniere e realizimit te teknikave bashkekohore ne klube nate, diskoteka dhe ambjente rekreative.
  • Ne aplikimin e sistemeve konference dhe video-konference Kompania Teater TV Studio eshte aktualisht lider ne tregun Shqiptar si kompania me numrin me te madh te projekteve te realizuara, si persa i perket rendesise se institucioneve te cilave u eshte ofruar sherbimi, ashtu edhe per natyren dhe cilesine e punes.
  • Ne perpiqemi te ndjekim ne çdo hap ritmet e zhvillimit teknologjik, aktualisht duke prezantuar ne projektet tona aplikimin e sistemeve interaktive te mesimdhenies ne ambientet shkollore dhe Universitare.